Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babë e bir, Sami e Kevin Qordja pasi në banesën e të këtyre të fundit u kapën 48.5 kg kanabis çokollatë dhe një sasi heroine.
Sakaq, të dy këta persona do qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Trafikimi i drogës kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit ku u konstatuan lëndët narkotike, fillimisht u kontrollua një banesë në rrugën “Rexhep Tarja” ku gjetën 160 pako kanabis çokollatë me peshë totale 48.5 kilogramë.
Si dhe nga hetimet e deri më tanishme rezulton se këta dy shtetas merreshin edhe me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shisnin kryesisht në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”.
Ku në bashkëpunim me persona të tjera, ata siguronin lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në këtë zonë.