Shpërndanin kokainë nëpër Europë, ‘çmontohet’ grupi italo-shqiptar

Një megaoperacion është zhvilluar në Kalabri të Italisë ku kanë marrë pjesë më shumë se 200 forca komando dhe forca të policisë, për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku të përfshirë ishin edhe brazilianë dhe shqiptarë.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2019-të pasi dyshohej se “Bdragheta” në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge, ku kalonte sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Evropë.

Sipas mediave italiane rrjeti, i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil. Policia ka lëshuar 24 masa arresti.

Deri më tani policia ka sekuestruar 1227 bimë kanabis, si dhe 74 kg drogë. Ekipi kriminal drejtonte gjithashtu një aktivitet të konsoliduar të klasifikimit të drogës nëpërmjet përdorimit të korrierëve të posaçëm

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *