Shpërndanin kokainë nëpër Tiranë, në pranga dy vëllezërit dhe një 39-vjeçar, kamuflohej si taksist

Tre qytetarë janë arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi posedonin dhe shisnin lëndë narkotike në kryeqytet. Policia ka arritur të sekuestrojë kokainë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje gjatë operacionit të koduar “Braka”.

Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç (vëllezër) dhe sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. J., 39 vjeç, i cili merrej me shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kamufluar aktivitetin e tij kriminal, me një mjet taksi që kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i vizave ose i pasaportave”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *