Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 shtetas (Emrat)

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike tip kokainë. Blutë sekuestruan doza të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milion lekë të përfituara nga shitja e kokainës.

Gjatë operacionit policor te koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:

Dritan Hidri

Daniel Hidri

Redion Partalli

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni, pas një hetimi disamujor, me metoda speciale të hetimit.

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milionë lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 3 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytetin e Bulqizës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara përgjatë hetimit disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last deal”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 43 vjeç; D. H., 18 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *