Shpërndanin tollona tek fermerët për zgjedhjet, PD-ja kallëzon drejtorin dhe punonjësit e Bujqësisë Vlorë

Partia Demokratike e degës Vlorë ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Vlorës Fejzi Nezhën dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, për shpërndarjen e tollonave të karburantit tek fermerët. Sipas kësaj force politike, Fejzi Nezha sot ka kryer veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Raportohet se Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensisë Rajonale të Bujqësisë, kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët. Po në njoftimin në fjalë citohet se PD e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin në fjalë.

Njoftimi

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore)  ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje”  parashikuar nga neni 328\a. Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët. Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *