Efektivëve të Policisë së Shtetit të Riminit kan arrestuar një shqiptar i cili akuzohet për vepran penale trafikim i lëndëve narkotike.
Kontrolli u krye nga efektivët në një hotel në Marina Centro ku u pikas një person i cili sapo ka parë efektivët ka vrapuar për tu larguar me shpejtësi.
Duke dyshuar tek ky person policia e ka ndaluar për kontroll gjatë të cilit policia vure re se xhepat e shqiptarit rrinin të fryrë . Në fakt, brenda tyre ai mbante dy mbështjellës celofani, një shufër precize dhe një enë të madhe të ngurtë brenda së cilës kishte 46 mbështjellës celofani me pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë.
Në dhomën e hotelit ku ndodhej djali u gjetën para të gatshme, me gjasë si pasojë e aktivitetit të paligjshëm.
Shqiptari u arrestua dhe u mbajt në komisariat në pritje të vendimit të gjykatës.