Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.
Shtetasi me iniciale M.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug Dealer”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës. Sekuestrohet një sasi lënde, e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krehër automatiku, dhe një sasi fishekësh.
Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte sendet e kundërligjshme dhe shpërndante lëndën narkotike, në doza. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas, në lagjen nr.13, Durrës, konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug Dealer“, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.