Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur nga policia nga një kontroll fizik i kryer në Dhermi iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, kokainë dhe cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njfotimi i Policisë:
DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, kokainë dhe cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.