Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi i shpërndante kokainë. Autoritete bëjnë me dije se të riut Sh. H., i ka sekuestruar dhjetëra doza kokainë.
Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sasia e kokainë u gjet gjatë kontrollit që u ushtrua nga efektivët e policisë në makinën që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.