Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shpërndante lëndë narkotike.

Shtetasi me iniciale D.L., i është sekuestruar rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Sakaq është proceduar penalisht edhe shtetasi me iniciale G. D., 27-vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa zona të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Miks”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *