Një 24-vjeçarë u arrestua nga policia pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas hetimeve që janë kryer policia bën me dije se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në zonën e Komunës së Parisit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– M. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë në zonën e Komunës së Parisit