Kryeministri Edi Rama ka pranuar se postimi i tij i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së projektit.
Përmes një postimi në Twitter, Rama tha se një kontroll i thjeshtë do të mjaftonte për të mos gabuar, ndërsa ka kërkuar falje duke qenë se e vërteta qëndronte ndryshe.
“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!”, shkruan Rama.