10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer në fshatin Radat të Dropullit. Mësohet se minat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.
Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.
Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.
/Priza.al/