Gazetari Artan Hoxha u tregua i ashpër me zëdhënësin e fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, për çështjen ‘Beleri’. Mbrëmjen e sotme, gjatë një emisioni televiziv , Hoxha deklaroi se Beleri nuk duhet te ishte fare kandidat për kryetar bashkie, pasi ka vrarë dy dëshmorë të atdheut dhe ka djegur flamurin shqiptar.
Debati i plotë:
Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë, Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje. Ka vrarë dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyva asnjë sekondë!
Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua se unë nuk trembem!
Artan Hoxha: Boll të thashe, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.
Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!
Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj pis. Nuk të ndërpreva, pusho!
Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di cfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës? Si mund tja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jahstëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga UAshingtoni në Bruksel.
Bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjyakta. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund ta dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkon Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.
Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.
Artan Hoxha: E pra, nukj duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.