Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë të cilët thanë se ka të lënduar në mesin e afganëve, por nuk ka ende informacion për ndonjë viktimë amerikane.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u shpreh se numri i viktimave dhe të plagosurve janë të paqarta për momentin.
Kujtojmë se paralajmërime për sulme terroriste në Aeroportin e Kabulit u bënë publike në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Heappey, ka thënë se ka raporte të besueshme për një kërcënim të rëndë në kryeqytetin afgan. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga qytetarët e tyre që të mos i afrohen Aeroportit, për shkaqe sigurie.
/Priza.al/