Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qaf Hardhi”.
Ballkoni i apartamentit është bërë shkrumb e hi, xhamat e dritareve kanë rënë në ambientet e poshtme të pallatit.
Një nga banorët e zonës duke pastruar copat e xhamit në rrugë, i pyetur nga gazetarët është shprehur mbi ngjarjen. Ai rrëfen se anëtarët e familjes në të cilën ndodhi shpërthimi, janë të sëmurë dhe vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore.
Mbi aksidentin, ai tregon që nuk ka pasur të lënduar, pasi ata janë gjendur në korridorin e banesës, ku i kanë ardhur në ndihmë banorët e tjerë të pallatit me një gatishmëri të plotë.
Banori: Bombola duket të jetë 5 kg. Fati i mirë që shpëtuan njerëzit dhe ishin në gatishmëri të gjithë. Zjarrfikësja mbërriti normal, me ato rrugë që ka, por mbërriti.
Përnjëherë e pashë se i njoh e di që janë sëmurë dhe u rri gati, janë moshë e tretë. Fati i mirë qenë në korridor. Nuk u ndodhi gjë, i ndihmuan banorët e pallatit, qenë në gatishmëri.
Kishte tre persona në banesë, janë një familje e sëmurë, të tre ata.
Më tej ai tregon që zjarrfikësja ka mbërritur në kohë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.