Shpërthen bombola e gazit në Fier, në banesë ndodheshin një çfit të moshuarish

Një bombol e gazit ka shpërthyer në një banesë në katin e dytë të një palati në lagjen 2”9 Nëntori në Fier.

Mësohet se në banesë ndodheshin një çift të moshuarish të cilët sapo kanë pikasur flakët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen. Bombola e gazit ka qenë ndezur pasi çifti ka qenë duke gatuar.

Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *