Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Selanik, ku pas shpërthimit të një bombole gazi në garazhin ku po punonte një 58-vjeçar shqiptar, e ka lënë atë me djegie të rëndë në të gjithë trupin.
Ai u transportua në spital ku mori mjekim për rreth një javë, por nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Sakaq, autoritetet greke kanë nisur hetimit për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.