Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fajza në Has. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Has/Informacion parapak
Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).
Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.