Shpërthen sërish një bombol gazi. Kësaj radhe incidenti ka ndodhur në zonën e Koplikut, në fshatin Polvar, rrreth orës 6:00 të mëngjesit. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë familjen e shtetasit Agim Kukaj.
Burimet bëjnë të ditur se familja ka qenë në shtëpi në momentin e shpërthimit, dhe Sadete Kukaj ka marrë dëmtime të rënda në trup. Ajo po merr ndihme mjekësore në Urgjencën e spitalit Rajonal Shkodër, por nga burimet e deri tanishme mësohet se ajo është në gjendje të rëndë.
Përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha në katin e parë të banesës, ku ka ndodhur dhe shpërthimi. Por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur që të mos përfshijnë dhe katin e dytë.
Temperaturat e larta favorizojnë akoma më shumë problematika të tilla. Këshillohet që bombolat të kontrollohen në mënyrë periodike, pasi një rrjedhje e vogël mund të jetë fatale.
/Burimi videos OraNews/