Një bombol gazi ka rrjedhur në Krujë paraditën e sotme, në një firmë për mbledhje skrapi ku mësohet se janë djegur dy punonjës.
Është bërë me dije se punonjësit me iniciale G.N dhe A.Z janë të një firme për mbledhjen e skrapit. Pas djegies punonjësit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë të specializuar dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/