Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, lëndohet 60-vjeçarja

Foto Ilustruese

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq e për pasojë është lënduar një grua.

60-vjeçarja me iniciale F.Gj ka shkuar me djegie trupore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *