Një banesë në fshatin Toç, në Memaliaj është përshirë nga flakët ditën e sotme.
Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Fatmiresisht, dy të moshuarit që banonin në banesë janë jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikësenë ndodhen në vendngjarje për të neutralizur flakët.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalij, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.