Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Shijak. Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Xhafzotaj.

Të plagosur mësohet se janë Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *