Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se pesë fëmijë kanë vdekur gjatë një prove për një shaqje.
Nga raportimet thuhet se njëra prej tyre 4-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter në drejtim të Milanos. Të plagosur kanë mbetur edhe 3 të rritur.
Edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë.
Kodi i verdhë edhe për tre fëmijët e tjerë, dy femra 3 dhe 5 vjeç dhe një mashkull 6 vjeç, të cilët u transferuan me 118 autoambulanca tek Papa Gjon XXIII në Bergamo me djegie të shumta.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtimin nga Brescia dhe Bergamo.
Të pranishëm ishin edhe policia lokale dhe karabinierët e Dalmine dhe Treviglio.