Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Sarandë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 4 në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e Mikel Steriopullit. Bombola e gazit ndodhej  në ballkonin e banesës dhe ka qenë e ndezur në momentin që ka plasur. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa marrë përmasa të rrezikshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *