Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Goskovë. Si pasojë e kësaj, janë plagosur tre persona.
Familjarët e moshave, 63, dhe 30-vjeçare u dërguan në spitalin e Korçës me djegie trupore. Grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/Priza.al/