Në Shkollën 9 vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj’ në Rrashbull të Durrësit, e cila është rindërtuar në vitin 2020, ditën e sotme është anuluar mësimi e shkak mësohet të jetë bërë një defekt në depozitën e ujit të shkollës e cila ka rrjedhur dhe ka lënë gjurmë në disa mjedise. Drejtoria e Arsimit, në këto kushte ka urdhëruar anulimin e mësimit si masë mbrojtëse për jetën e nxënësve dhe mësuesve sepse i druhej ndonjë mase elektrike. Specialistët që e kanë kontrolluar situatën kanë konstatuar që nuk ka probleme me rrjetin e energjisë elektrike. Ndërkohë hidrualikët po punojnë për riparimin e defektit të depos së ujit. Nesër pritet që të rinisë mësimi në shkollë.
Shpërthen depozita e ujit, ndërpritet mësimi në shkollë
Leave a comment