Shpërthen kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit mbetet pa energji

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Lazart të Gjirokastrës. Si pasojë ka mbetur pa energji elektrike gjysma e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Korodhocë, në pjesën e poshtme të fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u përfshi nga flakët.

Në vendngjajre kanë shkuar forcat e PMNZH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *