Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Mësohet se si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime vajza e mitur e shtetasit me iniciale B.B., por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.