Një bombë e shpërthyer në pjesën veriore të Gadishullit Sinai, në Egjipt i ka marrë jetën 8 personave dhe ka plagosur 6 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një qytet në kufirin me Rripin e Gazës. Grupi i armatosur ISIS mori përgjegjësinë për sulmin me anë të një deklarate në një faqe në internet.
Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe muajin e kaluar, ku anëtarët e ISIS zunë pritë një pike kontrolli në qytetin Sheikh Zuweid, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
/Priza.al/