Shpërthen një fabrikë në Gjermani, plagosen 16 person dhe 5 të zhdukur! Autoritetet këshilla banorëve

Pesë persona janë zhdukur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusen.

 Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe zjarrin pasues.

Sirenat dhe alarme emergjente në aplikacionin e telefonit celular të agjencisë gjermane të mbrojtjes civile paralajmëruan qytetarët për “rrezik ekstrem”.

Policia u kërkoi banorëve të afërt të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.

Lajmi i raportuar u konfirmua nga përfaqësuesi i kompanisë kimike dhe farmaceutike-operatorit Currenta, Mathias Scheithauer.

Më shumë se 30 kompani operojnë në sitin Chempark në Leverkusen, duke përfshirë Covestro , Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo, sipas faqes së saj të internetit.

/Burimi: Reuters/ Përshtati në shqip:Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *