Shpërthen Paloka: Morrën simbolet e partisë me ‘dorën’, tani ngrenë zërin

Deputeti demokrat Edi Paloka shprehet në FB se mirëkupton e justifikon çdo kërkesë llogarie e ngritje zëri nga demokratët që kanë sakrifikuar e sakrifikojnë prej kaq vitesh në opozitë për PD, por jo ata që i rrëmbyen simbolet e PD me dorën e Ramës dhe i fëlliqen.

Krahas fotos ku shihet Enelekjd Alibeaj me Taulant Ballën, Paloka shkruan se nuk e di si e gjetën guximin tu drejtojnë gishtin si shkaktarë të humbjes së opozitës kur janë ata që morën financat, komisionerët, numëruesit e PD dhe i shërbyen Ramës me zell e vullnet të plotë.

“Unë jam i detyruar të mirëkuptoj e justifikoj çdo demokrat të dëshpëruar që ka sakrifikuar e sakrifikon prej kaq vitesh në opozitë për PD… Jo vetëm ta ngrejë zerin po edhe të bërtasë fort e të kërkojë llogari.

Jam gati të dëgjoj “kritika” prej opozitari madje edhe nga Arlind Qorri … Po të dalin ata që me 14 maj dolën edhe poshtë Qorrit e të na drejtojnë gishtin ne si “humbës” ?!!!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *