Shpërthen predha në Azerbajxhan, ndërrojnë jetë tre persona; plagosen dhjetëra të tjerë

Dy gazetarë u vranë sot në Azerbajxhan nga një shpërthim i një mine në Kalbajar, një zonë në të cilën forcat armene u tërhoqën nëntorin e kaluar.

Ata humbën jetën si pasojë e shpërthimit kur makina e tyre goditi një predhë. Nga shpërthimi ndërroi jetë edhe një zyrtar lokal dhe disa persona të tjerë u plagosën.

Azerbajxhani ka filluar deminimin e zonave të konfliktit, por akuzon Armeninë për shtyrjen e procesit, pasi sipas tyre refuzon të japë hartat e fushave të minuara. Kjo zonë konsiderohet si një nga më të minuarat në botë.

/Marrë nga: News Trust/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *