Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në shtetin fqinj ku një 50-vjeçare shqiptare është torturuar dhe përdhunuar për orë të tëra nga një 35-vjeçar me origjinë bullgare.
Shqiptarja e cila ishte punonjëse pastrimi kishte shkuar si çdo javë për të pastruar shkallët dhe ashensorin e pallatit kur u tërhoq me dhunë dhe u mbyll në shtëpinë e shtetasit bullgar.
Ditën e sotme janë grumbulluar qindra njerëz në vendin e ngjarjes duke protestuar në krah të viktimës. Ata kanë kërkuar nga policia greke arrestimin dhe dënimin e autorit të këtij krimi makabër.
Dëshmitarët të cilët arritën të shpëtonin 50-vjeçaren treguan se ajo ishte në gjendje shoku dhe shumë të rënduar, ajo kishte lëndime të shumta trupore. Autori është arratisur sapo zonja arriti të largohej nga shtëpia me ndihmën e fqinjëve.
/Burimi: Zougla.gr/Përshtati: Priza.al/