‘Shpërthen’ Sinamati: Opozita e shtirur u dhuroi pushtetin, ata blenë votat

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës Admir Sinamati ka deklaruar se pushtetin e dhuruar nga opozita e shtirur, qeveria e ka blerë me para të pista një pjesë të varfëruar të qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Sinamati shkruan se ndihet keq për shkak se nuk arriti që të sjellë ndryshimin e e premtuar në Kukës.

Postimi i Plotë:

Çfarë ndodhi ?! Pushtetin e falur nga ish opozita e shndërruan në dhunë e para të pista të korrupsionit, e me to blenë një pjesë të opozitës dhe votën e një pjese të varfëruar të qytetarëve prej pushtetit të tyre, për ta transferuar sot në pushtet dhune e për t’ua nxirë jetën atyre dhe gjithë të tjerëve përgjatë 4 viteve! Lutje! Ruaji Zot shqiptarët e ndershëm prej atyre me pushtet të blerë e votuesve të shitur në treg të lirë! Falenderoj qytetarët kuksianë që më besuan mua dhe nuk u mposhtën prej dhunës, presionit dhe blerjes! Ndjehem keq që pavarësisht pritshmërive të mëdha nuk ia solla dot ndryshimin Kukësit ! Kam besim se ende ka shpresë që Demokracia do të triumfojë dhe së shpejti e drejta do të fitojë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *