Shënohet goli i parë i Kampionatit Europian. Ose më saktë autogoli. Ka qenë lojtari i Turqisë Demiral i cili në minutën e 53-të të ndeshjes ka realizuar autogol. Por Italia nuk është mjaftuar me kaq pasi në minutën e 68-të Ciro Immobile ka shënuar golin e dytë.
Kujtojmë se në stadiumin ‘Olimpiko’në Romë po zhvillohet ndeshja e parë e Kampionatit Europian.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola. Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë. Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli.
Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Italia kishte disa të tilla, ndërsa Turqia tentoi të befasojë nëpërmjet kundërsulmeve.
Në fund të pjesës së parë, një lojtar turk preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk akordoi penallti.