Një shpërthim është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Shën Todhër të Gjirokastrës.
Për pasojë, shpërthimi ka nxitur një zjarr i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit e zonës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme. Nga flakët, ka mbetur pa energji elektrike i gjithë fshati i Shën Todherit dhe të tjerë fshatra përreth. Dëmet nga zjarri janë të shumta ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit në zonë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për të hetuar mbi shkaqet e këtij shpërthimi.