Në një mal pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, ka shpërthyer një vullkan.
Një shpërthim ka ndodhur edhe vitin e kaluar, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO).
Shpërthimi është përcjellë edhe nga imazhe, të cilat shfaqin llavën dhe tymin që del nga e çara në tokë.
Sakaq, një “kod i kuq” është vendosur menjëherë për të ndaluar aeroplanët të fluturojnë mbi vendndodhjen, megjithëse helikopterët do të dërgohen për të vëzhguar situatën.
Sipas një zëdhënësi t]ë agjencisë, nëse shpërthimi konfirmohet të jetë i ngjashëm me çarjet e vitit të kaluar, alarmi i aviacionit ka të ngjarë të ulet në portokalli, duke sinjalizuar më pak rrezik.
Gadishulli i Rejkjanes është një pikë e nxehtë vullkanike dhe sizmike në jugperëndim të Rejkjavik-ut.
Në mars të vitit të kaluar, shatërvanët e llavës shpërthyen në mënyrë spektakolare nga një çarje prej 500 deri në 750 metra gjatësi.
Aktiviteti vullkanik në zonë vazhdoi deri në shtator, duke bërë që mijëra islandezë dhe turistë të vizitonin vendin e ngjarjes.
Ndryshe nga shpërthimi i vitit 2010 i vullkanit Eyjafjallajokull, i cili ndaloi rreth 100 mijë fluturime dhe detyroi qindra islandezë të largoheshin nga shtëpitë, ky shpërthim nuk pritet të nxjerrë shumë tym në atmosferë.
Islanda, vendosur midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, ndër më të mëdhatë në planet, përjeton shpesh tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik.
Kjo pasi dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.