Një vullkan në ishullin italian të Stromboli ka shpërthyer, duke lëshuar një rrjedhë llave që ka arritur në det. Alarmi është ngritur dhe “një situatë e çekuilibrit të shtuar të vullkanit vazhdon”. Vullkani, në brigjet jugore italiane pranë Siçilisë, shpërtheu të dielën me orën lokale. Rënia e pjesshme e një tarrace krateri dhe rrjedha e llavës shkaktuan një sinjal sizmik tre-minutësh.
Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës tha se një shpërthim i parë i madh u regjistrua më 29 shtator, përpara se “një rritje e dukshme e aktivitetit vullkanik të kulmonte me një vërshim të madh llave” nga krateri verior, i cili u degëzua në rrjedha të shumta llave që mbërritën në bregdet. Vullkani Vullkani Stromboli në Itali dhuroi një spektakël sa të frikshëm aq dhe të pabesueshëm kur shpërtheu të dielën , aq sa rrjedha e llavës arriti deri në detështë një nga më aktivët në planet dhe ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht për 90 vitet e fundit.