Një automjet ka shpërthyer këtë mëngjes në Shkodër, teksa ishte parkuar. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20, ndërsa në drejtim të automjetit është hedhur molotov.
Automjeti tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO, rezulton në pronësi të 40-vjeçarit, Bledar Freskina. Autori është filmuar nga kamerat e një lokali në afërsi, ndërsa shihet se i afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet.
Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë.