Gjatë mesnatës ka ndodhur një shpërthim me tritol në Lushnje. Rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Sasia e lëndës plasëse është vënë në dyqanin e Arjan Aliços, një person me precedent të theksuar kriminal, i njohur edhe si ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.
Policia njofton se nga shpëthimi është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnje, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pronari i lokalit Arjan Aliço, aktualisht ndodhet në burg, pasi është person me precedent penal. Sakaq, pjesëtarët e tjerë të familjes, nuk banojnë aty prej vitesh.