Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në minierën e Bulqizës.
Shtetasi Kujtim Lili, 52 vjeç ka humbur jetën, si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zonën e Parë ku viktima punonte si zjarrmëtar.
Policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
“Bulqizë/ informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”