Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një dyqani në Durrës, ja kujt i përkiste

Një shpërthim me lëndë plasesë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit Hysen Gashi.

54-vjeçari mësohet se efektiv i forcave “Shqiponja”. Për fat të mirë raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisw:

“Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit”, thuhet në njoftimin e policisë./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *