Raportohet një shpërthim në minierën e Bulqizës, ku për pasojë është plagosur një minator. Burime nga spitali i Bulqizës thanë se gjendja e tij ka qenë e rëndë pasi kishte dëmtime në kokë dhe në kraharor. Ai është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi dyshohej për hemorragji të brendshme.
Mësohet se punonjësi i plagosur është Valter Duriçi 36 vjeç dhe në momentin që miniera ka shpërthyer, ka qenë brenda dhe ka marrë dëmtime në kraharor dhe në qafë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Kjo ngjarje është e përsëritur, teksa ende nuk ka kaluar një muaj që nga plagosja e dy minatorëve të tjerë. Ata u asfiksuan paraditen e 11 majit për shkak të rrjedhjes së gazit nga një gjenerator. Njëri prej minatorëve ishte duke salduar vagonat me gjenerator, kur gazi ka nisur të rrjedhë. Ai u asfiksua dhe në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 kolegët e tij të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të shumta. Saldatori 45-vjeçar Shyqyri Elezi u transportua transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.