Një alarm është lëshuar në Novara të Italisë dhe zonën përreth pas zjarrit, që shpërtheu në një fabrikë kimike, e cila përpunon tretës kimikë.
Disa shpërthime u dëgjuan në të gjithë zonën industriale të San Pietro Mosezzo, në kufi me Novaran dhe e gjithë zona industriale është evakuuar. Në vendngjarje ishin ekipet e Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit, zjarrfikësit dhe 118 autoambulanca.
Rreth 50 njerëz punonin në kompaninë kimike, por kur shpërtheu zjarri ishin rreth 30 dhe të gjithë arritën të shpëtonin.
Kryebashkiaku i Novarës Alessandro Canelli, u ka rekomanduar qytetarëve që të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Në pritje të rezultateve të analizave që do të duhet të bëhen për ndikimin e ngjarjes, u rekomandohet qytetarëve që të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të qëndrojnë në shtëpi. Rekomandimi është i vlefshëm për të gjithë, aq më tepër për shkollat dhe institucionet arsimore të qytetit: është e rëndësishme që fëmijët të qëndrojnë në klasë me dritare të mbyllura”.