Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat në Fier. Raportohet se ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “8 shkurti”në një banesë të një pallati.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia. ‘Blutë’ bëjnë me dije se në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Asqeri Hyskaj ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse. Fatmirësisht mësohet se personi nuk ndodhej në banesë pasi ndodhet jashtë shtetit prej 10 vitesh.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Një skemë e tillë duket si një paralajmërim, por nuk ka ende asnjë motiv për ngjarjen.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/Priza.al/