Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar, raporton BBC.
Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
Koci përshkruan rrethanat e vrasjes në Kaçanik: Ishte e organizuar në form…
Shumica e atyre që humbën jetën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit.
Muhammad Ijaz Khan, oficer i policisë së kryeqytetit të Peshavarit, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit.
Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër atë. Në një deklaratë, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”.
Ai shtoi: “I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit.”
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, rreth orës 13:30 (08:30 GMT), pranë kufirit të vendit me Afganistanin.
Talibanët e Pakistanit janë ndër grupet që kanë kryer sulme në të kaluarën. Ata përfunduan një armëpushim në nëntor dhe dhuna ka qenë në rritje që atëherë.