Shpërthim tritoli raportohet në Vlorë, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer kamionin e një 53-vjeçari.
Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në fshatin Tragjas, Orikum. Fatmirësisht shtetasi Ahmet Curraj nuk është lënduar, si dhe kamioni ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.