Shpërthime me bombë në Damask, regjistrohen disa viktima

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë në një autobus të ushtrisë siriane. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Sana dy bombat shpërthyen teksa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais.

Edhe pse Siria është në luftë civile prej një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla. Pak pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Kjo zonë kontrollohet nga opozita dhe është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin sirian, Bashar al-Assad, qysh në vitin 2011. Lufta në Siri ka lënë së paku 350,000 njerëz të vrarë dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë. Gati gjashtë milionë refugjatë sirianë kanë ikur jashtë vendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *